×

LB mbështet marshin “Marshojmë për Drejtësi”

27.03.2023 · Lëvizja për Bashkim



Të dielën, më 2 prill, Platforma “LIRIA KA EMËR” ka organizuar marsh protestues në shenjë solidarizimi me ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët do të dalin para gjyqit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Duke qenë se Lëvizja për Bashkim, që nga përpjekjet e para për krijimin e kësaj gjykate, ka qenë kundër dhe e ka parë këtë institucion si përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë;

Duke qenë se padrejtësia si ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, ashtu edhe ndaj Kosovës në përgjithësi, është aq e madhe dhe aq e dukshme;

Duke parë heshtjen e patolerueshme të institucioneve të Kosovës karshi kësaj padrejtësie,

Lëvizja për Bashkim e ka parë organizimin e kësaj proteste të nevojshme dhe të domosdoshme.

Prandaj Lëvizja për Bashkim do ta mbështesë, do të marrë pjesë dhe i fton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët që t”i përgjigjen kësaj ftese.

dalim e të marshojmë të gjithë së bashku!

Marshi mbahet më 2 prill dhe fillon te sheshi "Zahir Pajaziti", për të vazhduar drejt sheshit "Skenderbeu".