×

Reforma zgjedhore

04.11.2016 ·



Sot në takimin e thirrur nga presidenti per reformën zgjedhore, kryetari i LB-së, Valon Murati, theksoi se "Lëvizja për Bashkim e konsideron të domosdoshme reformën zgjedhore para organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Kjo reformë është e domosdoshme sepse deri më tani, përmes zgjedhjeve kemi krijuar një deformim të madh te vullnetit të qytetarëve të Kosovës."
Gjithashtu ai kërkoi që kjo reform të ketë një dinamikë të përcaktuar kohore, të ketë afate, e jo t’i ngjaj përpjekjeve joserioze të së kaluarës.
Në fund shprehu gatishmërinë që LB të ketë përfaqësuesit e saj në grupet punuese edhe për arsyen se LB ka propozime konkrete për disa prej çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.