×

LB në luftë konkrete kundër korrupsionit

17.05.2018 · Lëvizja për Bashkim



1)Luftim të suksesshëm të korrupsionit nuk mund të ketë përderisa ajo mbetet vetëm luftë me fjalë e për nevoja partiake. Korrupsioni duhet të luftohet konkretisht edhe duke i deponuar me guxim rastet korruptive në prokurori. Lëvizja për Bashkim ka filluar një punë të tillë dhe nuk do të ndalet. Rasti i parë i proceduar i mbështetur nga LB ka të bëjë me zyrtarë të lartë të Universitetit të Prishtinës.