06.06.2018 · Lëvizja për Bashkim
Qeveria e tanishme, si edhe qeveritë e mëparshme, qasjen ndaj këtij operatori të rëndësishëm ekonomik të Kosovës e ka krejtësisht të gabuar. Ajo Telekomin e sheh dhe e trajton vetëm si ndërmarrje që i shërben krijimit të klientelës politike e në dëm të afarizmit ekonomik. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe punësimi i mbi 100 militantëve partiakë, në kohën kur vet qeveria po thotë se kjo ndërmarrje edhe ashtu është stërngarkuar me punëtorë dhe në kohën kur qeveria flet për ulje të pagave në këtë ndërmarrje.