×

​Deputetët ta votojnë Ligjin për Obiliqin!

29.11.2016 ·



Nesër në Kuvendin e Kosovës në rend dite është edhe shqyrtimi i dytë i “Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij”, i cili është sponsorizuar nga Lëvizja për Bashkim.

Përmes miratimit të këtij ligji, jo vetëm që do të krijohen kushte më të mira për mirëqenien e banorëve të Obiliqit me rrethinë, zonë kjo që jep shumë për gjithë qytetarët e Kosovës dhe merr aq pak, por gjithashtu do të sigurohen kushte më të mira ambientale për banorët e Prishtinës e të Fushë Kosovës.

Duke pas parasyshë se ky ligj është një prej më të rëndësishmëve në Kosovë, në fushën e ruajtës së ambientit dhe mirëqenies së qytetarëve, Lëvizja për Bashkim fton të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës ta mbështesin këtë projektligj në mënyrë, që të njëjtit t’i hapet rruga për implementim.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 29.11.2016