Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim, Kuvendi miratoi rezolutën për zëvendësimin e tri kodeve aktuale telefonike me kodin e Republikës së Shqipërisë (+355).
Kjo rezolutë ka pasuar me një takim me qeverinë shqiptare, rezultat i të cilit ishte nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim, në të cilin përfshihet edhe angazhimi i përbashkët për jetësimin e rezolutës për kodin e përbashkët telefonik +355. Në bazë të këtij memorandumi, hapi i ardhshëm është dashur të jetë formimi i grupeve punuese të cilat do të angazhoheshin në implementimin e kësaj rezolute, gjë që nuk ka ndodhur ende. Duke qenë pjesë të procesit, edhe përkundër insistimit tonë të vazhdueshëm për ta shtyrë atë përpara, ka ndodhur një zvarritje e panevojshme nga ana e institucioneve të Kosovës.
Në ndërkohë, nga udhëheqësja e delegacionit të Kosovës në bisedimet për çështje teknike, kuptuam se është afër marrëveshja me Serbinë që Kosova të mos pengohet nga kjo e fundit për të pasur kodin e vet telefonik, me kushtin që Serbisë t’i lejohet një operator në Kosovë.
Kjo lojë politike e Qeverisë së Kosovës, e cila shkelë mbi Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, shpërfillë bisedimet me Republikën e Shqipërisë dhe anashkalon Memorandumin e nënshkruar, si dhe zhvlerëson punën në proces që Kosova ta ketë kodin e Shqipërisë dhe ta heq qafe atë të Serbisë, Kosovën mund lë në situatën e vjetër me tri kode të huaja, me humbje të mëdha ekonomike, të varur nga kodi i Serbisë dhe me siguri të cenuar shtetërore.
Lëvizja për Bashkim
Prishtinë, 22.5.2013