×

LB paraqet para tryezës materialin për platformën politike

20.06.2018 · Lëvizja për Bashkim



Edhe në tryezën e katërt me radhë të partive politike, të organizuar nga PSD, u vazhdua avazi i vjetër i diskutimeve pa rezultat dhe duke u marrë me formën e formatin e bisedimeve e jo me përmbajtjen e tyre, pra me nevojën urgjente që e ka Kosova për një platformë politike për bisedimet me Serbinë.

Lëvizja për Bashkim ka qenë e bindur dhe mbetet e palëkundur se para se të bisedojmë se kush duhet të shkojë në bisedime me Serbinë shumë më e rëndësishme është që Kosova ta ketë platformën e saj e pastaj e ti zgjedh negociatorët.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim, në tryezën e katërt të partive politike, ua dorëzojë atyre materialin me parimet bazike që sipas LB-së duhet ti përmbajë platforma jonë politike në bisedimet me Serbinë.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 20.6.2018