×

“Bisedimeve teknike” në mes të Kosovës dhe Serbisë

08.03.2011 ·



Fillimi i “bisedimeve teknike” në mes të Kosovës dhe Serbisë është një lajm shumë i keq për Kosovën .

Këto “bisedime teknike” do të kenë pasoja të pashmangshme politike për qytetarët e Kosovës, për pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën dhe për mbarë popullin shqiptar.

Këto “bisedime teknike”, të filluara edhe pa konsensusin minimal të forcave politike në vend, do të kenë pasoja edhe në zhvillimin e demokracisë edhe ashtu të brishtë në Kosovë. Tejkalimi i Kuvendit të Kosovës kur ai është në procedurë të miratimit të rezolutës për këto bisedime e zhvlerëson tërësisht Kuvendin e Kosovës.

Këto “bisedime teknike” do të kenë pasoja të rënda edhe në klimën e përgjithshme edhe ashtu të tensionuar në mes të qytetarëve të Kosovës. Kjo përbën rrezik të madh për gjendjen e sigurisë në vend.

Lëvizja për Bashkim shprehet edhe një herë kundër këtyre bisedimeve të filluara në mes të Kosovës dhe Serbisë.




Prishtinë, 8.3.2011

LËVIZJA PËR BASHKIM