Duke e pasur parasysh gjendjen e krijuar pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi;
Duke e pasur parasysh rëndësinë e madhe të bisedimeve Kosovë-Serbi për marrëdhëniet e ardhshme shqiptaro-serbe;
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim konkludon se:
Prandaj, Lëvizja për Bashkim kërkon nga institucionet e Kosovës që të ngulin këmbë që agjenda e bisedimeve ta ketë vetëm një pikë: zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe.
Gjithashtu, Lëvizja për Bashkim i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që ta formojë një ekip negociator gjithpërfshirës i cili edhe do t’a ndërtonte strategjinë për këto bisedime.
21.9.2010