29.01.2018 · Valon Murati
Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat.