×

Kriza politike

11.07.2016 ·



Në vazhdën e prezantimit të planit të Lëvizjes për Bashkim për tejkalimin e krizës në vend e që përbëhet prej dy shtyllave: reformës së thellë zgjedhore ku do të duhej të arrihej konsensus rreth mënyrës së zgjedhjes së presidentit, formës së listave, rritja e mundësive për votimin e diasporës etj, si dhe instalimin e tryezës së liderëve në të cilën do të diskutohej për çështje me interes nacional, kryetari i LB-së Valon Murati me bashkëpunëtorë u takua me kryetarin e PDK-së z.Kadri Veselin. Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik. Plani i LB-së do vazhdoj të ju prezantohet edhe subjekteve të tjera politike në Kosovë.