×

Autorët e akteve kriminale të nxirren para drejtësisë!

23.08.2016 ·



Pak ditë pas sulmit me predhë mbi objektin e Kuvendit të Kosovës, mbrëmë u sulmua edhe Radiotelevizioni i Kosovës.

Lëvizja për Bashkim, sulmet e tilla mbi institucionet shtetërore e publike të Kosovës, i cilëson si akte qyqare, ndërsa mënyrën e tillë të përpjekjes për arritjen e qëllimeve, si të mjerë.

Përpjekja për t’u imponuar medieve në mënyrë të dhunshme agjenda politike, edhe në rastet kur ato cilësohen si më të drejtat, është e papranueshme dhe e dënueshme.

Nëse secili që konsideron se ka të drejtë do t’ia lejonte vetes përdorimin e dhunës ndaj tjetrit, vendi do të shkonte drejt një kaosi total.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim e dënon fuqishëm këtë tendencë të instalimit të praktikës së dhunës ndaj institucioneve të vendit dhe kërkon nga organet e rendit që sa më parë t’i gjejnë dhe t’i vënë para drejtësisë autorët e këtyre akteve kriminale

Prishtinë,

23.8.2016

Lëvizja për Bashkim