×

“Trepça” – aset i injoruar, i keqpërdorur dhe i keqmenaxhuar

13.07.2018 · Lëvizja për Bashkim



“Trepça” përbën potencial që të bëhet vërtet njëra prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Përkundër kësaj, ky gjigant vazhdimisht është keqpërdorur e keqmenaxhuar nga të gjitha qeveritë e deritashme. Ky aset i madh vazhdon të mbetet në agoni të thellë edhe si pasojë e injorimit të tij nga institucionet e vendit, duke mos e miratuar për një kohë të gjatë ligjin për të, në njërën anë; dhe, si pasojë e abuzimit me të nga partitë politike, përmes emërimit të një bordi krejtësisht joprofesional, i cili përfaqëson interesa të ngushta grupore e partiake, në anën tjetër.

Kjo sjellje është krejtësisht e papranueshme! Është iluzion të presim zhvillim ekonomik të vendit nga cilado qeveri që këtë potencial e trajton në mënyrë të tillë.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim e fton Qeverinë e Kosovës që ta trajtojë me seriozitetin më të madh çështjen e Trepçës, në përgjithësi, dhe të kërkesave të minatorëve grevistë, në veçanti.


Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 13.07.2018