×

​Kosova Lindore ka të drejtë

14.09.2011 ·



Lëvizja për Bashkim e mbështet pa rezervë dhe e quan të domosdoshme protestën e popullit shqiptar të Kosovës Lindore kundër shtypjes dhe diskriminimit, të mbajtur më 13.9.2011 në Bujanoc.

Shqiptarëve të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë), të cilët jetojnë në trojet e veta, iu takon e drejta e patjetërsueshme të vetëvendosjes deri në shkëputje nga Serbia.

Në situatën kur serbët e Kosovës po kërkojnë dhe po realizojnë privilegje, populli shqiptar i Kosovës Lindore nuk duhet të ndalet e të heshtë për të drejta.

Partitë politike shqiptare të Kosovës Lindore, si dhe institucionet e Prishtinës e Tiranës nuk duhet ta shohin çështjen e popullit shqiptar të kësaj treve si një çështje e të drejtave të njeriut apo e pakicës kombëtare, por si pjesë integrale e çështje së pazgjidhur kombëtare.

Prishtinë, 14.9.2011