×

​LB mbështet protestat e veteranëve

28.12.2011 ·



Më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranit të UÇK-së, në ora 12.00 organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të protestojnë kundër ligjit për kategoritë e dala nga lufta, të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Ky ligj, pos shumë mangësive të tjera, nuk e karakterizon fare natyrën e luftës së fundit të zhvilluar kundër pushtuesit serb, nuk i përfshin fare veteranët e luftës në benefitet e parapara për kategoritë tjera të ligjit dhe të gjitha këto kategori i trajton si raste sociale etj.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim e mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe i fton mbështetësit, anëtarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen asaj.

LËVZJA PËR BASHKIM

28.12.2011