×

Lëvizja për Bashkim mbështet kërkesat e grevistëve

15.04.2009 ·



Greva e ish-ushtarëve të UÇK-së para institucioneve qeveritare është treguesi më i mirë se në çfarë niveli ka rënë shoqëria shqiptare në Kosovë.

Injorimi i kërkesave të ish-ushtarëve përbën shkelje flagrante të krejt luftës çlirimtare në Kosovë dhe nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë.

Kërkesat e grevistëve nuk janë as të motivuara politikisht, as të manipuluara. Ato janë kërkesa krejtësisht sociale, të thjeshta dhe të realizueshme.

Lëvizja për Bashkim, duke i mbështetur kërkesat e grevistëve, kërkon nga Qeveria që jo vetëm t’i plotësojë të gjitha kërkesat e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe t’i japë fund diskriminimit të kësaj kategorie në shoqërinë tonë, por në të ardhmen edhe të përkujdeset për një jetë më të dinjitetshme të tyre në shoqëri, në mënyrë që ata të mos vijnë kurrë më në situata të këtilla.

15.4.2009