×

​Në mbështetje të protestës së OVL të UÇK-së

27.05.2010 ·



Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 30 maj 2010, atë ditë kur Serbia ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të Mitrovicës, organizon një protestë gjithëpopullore me moton: “TË MBROHET SOVRANITETI I KOSOVËS”.

Lëvizja për Bashkim përkrah pa asnjë rezervë protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja për Bashkim thërret të gjithë anëtarët, simpatizuesit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkëngjiten protestës së paralajmëruar për ta kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Serbia, pasi ka dëbuar me forcë mbi 12000 shqiptarë nga qyteti i Mitrovicës dhe fshatrat përreth, po vazhdon me agresivitet dhe krejt haptazi kolonizimin e kësaj pjese të Kosovës. Faktorët ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës përveç disa deklaratave të zbehta nuk kanë bërë asgjë për ta penguar agresionin e Serbisë. Prandaj, kjo protestë do të duhej t’iu shërbente edhe faktorëve ndërkombëtarë, edhe institucioneve të Kosovës si paralajmërim që të marrin masa sa më të shpejta. Përndryshe situata po bëhet gjithnjë e më e nderë dhe gjithnjë e më e paparashikueshme.

27.5.2010