10.04.2008 · Valon Murati
Tërë kjo ngarendje e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm rreth kohës së shpalljes së asaj që po quhet pavarësi, e ka zhvendosur vëmendjen e qytetarëve të Kosovës nga thelbi i kësaj ‘pavarësie’, apo thënë më mirë nga cilësia e saj dhe e ka fokusuar në afatin e shpalljes dhe në faktin se a duhet bërë kjo në pajtueshmëri me bashkësinë ndërkombëtare (kupto SHBA-t dhe BE-në) apo jo. Me këtë pako, konflikti ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve lokalë të Kosovës do të mbetet përherë i ndezur nga brenda, duke mos i lejuar të dy popujt të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin, ndërsa në anën tjetër do të mbahet i ngrirë nga jashtë konflikti Kosovë-Serbi.
Valon Murati