×

​Integrimet kombëtare të mos ndalen deri në bashkim

17.05.2012 ·



Abetarja e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pavarësisht kufijve të sotëm artificialë, është një hap i rëndësishëm kombëtar për mbarë popullin shqiptar.

Shqiptarët për shkak të pushtimeve të vazhdueshme jetuan të ndarë e të copëtuar për një kohë të gjatë. Mirëpo, rrethanat e reja, të krijuara me mund e sakrifica, duhet të shfrytëzohen për shërimin e plagëve kombëtare. Abetarja e përbashkët është një hap në këtë drejtim.

Lëvizja për Bashkim përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kontributin e të gjithë ekspertëve që kanë punuar në hartimin e një Abetareje të përbashkët shqiptare.

Lëvizja për Bashkim inkurajon qeverinë e Kosovës dhe atë të Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha forcat përparimtare të shoqërisë shqiptare që të vazhdojnë me integrime drejt unifikimit të plotë në sferën e arsimit, por edhe në fushat e tjera shoqërore, deri në bashkimin e plotë kombëtar.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë,

17.5.2012