×

KP mbështeti planin dypikësh të kryetarit të LB-së

17.04.2016 ·



Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes për Bashkim, kryetari i LB-së, z.Valon Murati, i njoftoi të pranishmit me planin dypikësh të paraqitur para pak ditësh në publik dhe ftesën që u ka bërë liderëve të partive politike për të diskutuar lidhur me këtë plan. “Ne si LB konsiderojmë se zgjedhjet pa reformë dhe vendimet vitale pa konsensus janë dy burimet e vazhdueshme të krizave politike e institucionale në vend. Prandaj, për t’i zgjidhur këto dy probleme, në mënyrë që të krijohet një stabilitet për të ardhmen, ne si parti politike duhet të ulemi dhe të punojmë për reformë zgjedhore, si dhe ta instalojmë Tryezën e Liderëve si mekanizëm për të arritur konsensus për vendimet vitale për vendin në të ardhmen” – tha kryetari Murati. Anëtarët e KP të Lëvizjes për Bashkim i dhanë mbështetje të plotë kësaj iniciative dhe kërkuan nga kryetari që të vazhdojë angazhimin për realizimin e këtij plani.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe cështja e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Në këtë takim u tha se problemi kryesor qëndron në faktin se Serbia, duke mos i trajtuar këto si votime të qytetarëve të vet jashtë Serbisë po bën agresion ndaj shtetit tonë. Këshilli i Përgjithshëm e rikonfirmoi qëndrimin e LB-së kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve përderisa Serbia nuk e ndërron qasjen ndaj këtyre zgjedhjeve dhe i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos e lejojë mbajtjen e tyre.

Prishtinë

17.4.2016

Zyra për Informim

LËVIZJA PËR BASHKIM