×

T’i hapet rruga drejtësisë dhe të mbrohet historia

29.04.2016 ·



Korrupsioni është njëra nga gjërat më të këqija që ka përfshirë të gjitha sferat e shoqërisë në Kosovë! Ai po e pengon zhvillimin ekonomik, ka dëmtuar rëndë sistemin juridik, sistemin arsimor, sistemin shëndetësor, sistemin kulturor e sportiv dhe si pasojë ka goditur moralin e përgjithshëm shoqëror. Prandaj, lufta kundër tij duhet të jetë e pakompromis dhe qëllim i secilit njeri të ndershëm! Nuk duhet të kursehet askush nga lufta kundër korrupsionit dhe nuk duhet të ndihet askush keq nga goditjet e kësaj lufte! Nuk ka rëndësi nëse ai ka qenë komandant në luftë apo president, kryeministër, ministër apo çkadoqoftë në paqe! Ka qenë “krah i luftës” apo ka qenë “krah i paqes”, është krejt njësoj! Secili para ligjit përgjigjet për veprimet e veta! Lidhja e veprimeve të individëve të pasluftës me karakterin e luftës është e padrejtë dhe qëllimkeqe! Madje, ajo edhe mund të bëhet pengesë e luftës kundër korrupsionit!

Lëvizja për Bashkim i thotë PO luftës kundër korrupsionit dhe inkurajon organet e drejtësisë të mos ndalen!

Lëvizja për Bashkim i thotë JO përbaltjes së qëllimshme të historisë në përgjithësi dhe asaj të UÇK-së në veçanti!

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 29.4.2016