×

​LB e mirëpret mbledhjen e përbashkët të qeverive

10.01.2014 ·



Lëvizja për Bashkim, edhe pse e sheh si të vonuar, e mbështet pa asnjë rezervë mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila do të mbahet nesër në Prizren.

LB nga të dyja qeveritë pret përparime konkrete në krijimin e mekanizmave të përbashkët shtetëror për integrimet kombëtare në fushën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, telekomunikacionit, arsimit, shëndetësisë, kulturës e sportit. Pastaj, një politikë të përbashkët dhe konkrete në raport me shqiptarët në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal të Zi; politikë të jashtme unike, duke përfshirë edhe ambasada të përbashkëta nëpër botë etj.

Të gjitha këto janë të mundshme! Vetëm duhet vullnet dhe këmbëngulje nga ty dyja palët. Në të kundërtën, në qoftë se këto çështje mbesin ashtu siç kanë qenë deri më sot, dëmet për krejt kombin do të vazhdojnë të jenë shumë të mëdha dhe përgjegjësia do të bie mbi qeveritë aktuale.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë, 10.1.2014