16.01.2014 · Valon Murati
Integrimi deri në bashkim është një projekt krejt racional politik, i cili nëse realizohet me kujdes dhe me shumë punë e me pak fjalë, nuk e ka për qëllim vetëm ndreqjen e një padrejtësie historike në vetvete, por mbi të gjitha e ka rritjen e mirëqenies që qytetarëve, si në fushën ekonomike, sociale, politike dhe atë të sigurisë. Dhe duke qenë projekti i vetëm real që sjellë siguri në Ballkan, ai është edhe hapi i parë i madh drejt një rajoni me stabilitet, paqe, e bashkëpunim në mes të të gjithë popujve dhe shteteve, pa marrë parasysh të kaluarën.
Prishtinë, 16.1.2014