×

​Gëzuar 2017!

31.12.2016 ·



Të nderuar anëtarë të Lëvizjes për Bashkim,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Gjithmonë vjen një moment kur duhet të ndalemi dhe të analizojmë e të japim përgjegjësi për ato që kemi dhe nuk kemi bërë. Fundi i vitit shënon një pikë prerje të punës sonë prandaj edhe përbën një nga momentet më të arsyeshme për këtë reflektim. Nuk mund ta mbaj për vete faktin që para këtij momenti reflektimi, edhe kësaj here e ndjej veten shumë me fat që në punën time të përditshme kam të bëjë me njerëz kaq te respektuar, që kanë bërë e bëjnë çdo ditë aq shumë për vendin tonë. Po aq sa me fat, ndjehem i pafat për mundësitë e kufizuara që i kemi për të bërë punë edhe më të mëdha e për të cilat kemi jashtëzakonisht nevojë.
Viti që po lëmë pas ishte përplot sfida e vështirësi, por ne nuk u ndalëm. Ta mbajmë të palëkundur dëshirën, vullnetin dhe vendosmërinë tonë edhe në vitin që po vjen, duke ecur gjithmonë në rrugën e ndershmërisë në punë dhe respektit për njëri-tjetrin. Me besim dhe përpjekje të mëdha, ne mund të arrijmë që çdo ëndërr tonën ta përjetojmë në realitet.
Uroj që viti i ri të jetë plot shëndet, suksese, dashuri e harmoni në familjet tuaja!

Paçim një vit të mbarë!

Gëzuar!

Valon Murati - Kryetar