×

​Ngjarje tragjike për të gjithë ne

22.05.2012 ·



Lajmi për aksidentin e rëndë në rrugën Himarë-Sarandë, i cili deri tani mori jetën e 13 të rinjve dhe la të lënduar shumë të tjerë, ishte vërtet i hidhur dhe tronditës për gjithë kombin shqiptar.

Lutemi që gjendja e të lënduarve të përmirësohet dhe numri i të vdekurve të mos rritet. Të afërmit e tyre i inkurajojmë të gjejnë forcë për ta përballuar këtë situatë të rëndë për ta dhe për të gjithë ne.

Lëvizja për Bashkim, duke bashkëndier thellë dhembjen e madhe për këtë ngjarje të rëndë, ua dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë kombit shqiptar, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejt.

Prishtinë,

22.5.2012

LËVIZJA PËR BASHKIM