×

Gëzuar Krishtlindjet!

24.12.2016 ·



Të dashur besimtarë të besimit katolik,

Jemi në prag të festës së krishtlindjeve dhe në këtë mot të ftohtë kjo ditë do të sjellë ngrohtësi shpirtërore për të gjithë ju. Kjo ditë shënon pikë fillimi, moment rilindjeje shpirtërore për të gjithë njerëzit e devotshëm ndaj Zotit, në të cilën frymëzimi për të ardhmen dhe shpresa për të qenë nën përkujdesjen e tij janë më të mëdha se kurrë më parë.
Le të shërbejë edhe ky moment për të ringjallur dashurinë, mirëkuptimin dhe respektin për njëri tjetrin, për të unifikuar fuqinë e veprimit për të mirën e përbashkët që në vendin tonë të mbizotërojë paqja e lumturia.
Gëzuar Krishtlindjet dhe dashuria e Zotit qoftë dhuratë për të gjithë ju!

Valon Murati
Kryetar i LB