Në këtë ditë feste, kur njerëzit reflektojnë për të kaluarën dhe të ardhmen dhe kur secili nga ne kujtojmë sakrificën njerëzore për paqen dhe dashurinë, të shfrytëzojmë momentin që të jemi më pranë njëri tjetrit, më të bashkuar rreth qëllimeve të përbashkëta dhe të gjejmë forcë që të veçantat tona mos të na ndajnë por të na bëjnë edhe më të fortë drejt shfrytëzimit të energjive të përbashkëta, për të mirën kolektive.
Ndaj me këtë rast, ju uroj të gjithë besimtarëve të besimit islam, me fat Kurban Bajramin, me urimin që të ju prijë e mbara në çdo hap të jetës.
Sinqerisht,
Valon Murati
Kryetar
Levizja për Bashkim