×

Urime 28Nëntori

27.11.2010 · Agim Kuleta



Të dashur bashkëkombës,

28 Nëntori i vitit 1912 është ditë e triumfit të lirisë në zemrën e kombit shqiptar. Edhe pse prej kësaj dite, kjo liri çdo ditë ka qenë e sulmuar, zemra e këtij kombi ka mbetur e pathyer dhe kjo liri e paprekur. Ajo e ka shpërfillur realitetin robërues të trupit sepse lirinë e ka gjetur në përpjekjet me shpirt për të.

Festa e Flamurit ndër ne gjithmonë është shënuar përmes përpjekjeve të mëdha për të. E tillë do të jetë edhe kjo. Dhe të tilla do të jenë gjithmonë derisa këto përpjekje të arrijnë ta bëjnë vetveten te panevojshme. Kombi ynë po ecë i sigurt drejt së ardhmes së përbashkët. E ardhmja është e atyre që përpiqen për të!

Lëvizja për Bashkim au uron të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit, me dëshirën që të jemi sa më afër njëri-tjetrit, sa më të bashkuar dhe sa më të organizuar rreth qëllimit të përbashkët.

Prishtinë,

27.11.2010